“Lojtari i Ndeshjes” ndaj Elbasanit, autori i dopietës Lushkja: Merita i takon ekipit

Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Elbasanit në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Ndeshja përfundoi 3-1 në favor të rrogozhinasve. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, autor i dy golave, Regi Lushkja.

“Ekipi ka bërë shumë dhe paa ta unë nuk mund të isha në këto pozita. Edhe sot që kam shënaur dy gola, ka qenë meritë e ekipit. Ndihem shumë mirë dhe ndiej besimin e skuadrës. Objektiv sezonal kam, por dua që ta mbaj për vetë dhe shpresoj që ta arrij.

Ne më tepër kemi luajtur 3-5-2 dhe gjithmonë gjendem pranë sulmit. Kam performuar ashtu siç duhet kam asistuar dhe shënuar dhe kjo ka rëndësi”, është shprehur Regi Lushkja.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Ismajli largohet nga Empoli më 1 korrik, mbrojtësi shqiptar transferohet tek gjiganti italian

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us