Lorenc Vangjeli: 6 deputetë të PS nuk do e përfundojnë mandatin, nëse fitojnë në 11 maj

Gazetari Lorenc Vangjeli, thotë se 6 kandidatë për deputet të PS, nuk do e përfundojnë mandatin deri në fund, nëse e fitojnë atë.

“Rama nuk bën llogari me emra por me numra. Lista e tij është krijuar sipas metodologjisë së tij, është bërë që të krijojë më shumë numra dhe pas 11 majit secili është në fatin e vet

Atëherë numrat do të kthehen në emra dhe më pas do të vijë deputeti pasardhës, nëse do të ketë një problem me SPAK-un.

Në listën e publikuar të PS, nja 6 veta që mendohet që do ta marrin mandatin nga KQZ-ja, nuk do ta ushtrojnë detyrën e deputetit deri në fund” tha Vangjeli.

Lajme të tjera |  Ishte duke punuar në terminalin e aeroportit të Vlorës, humb jetën punëtori pasi bie nga lartësia e godinës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us