“Jam kundër arrestimit të Sali Berishës”, kështu shprehet analisti Lorenc Vangjeli, duke e quajtur masën e SPAK ndaj tij si “përjashtimore dhe ekstreme”.
Gjatë një debati me gazetarin Çim Peka, Vangjeli tha se beson që Berisha nuk do të arratisej.
Pjesë nga debati në emision:
Vangjeli: Jam kundër arrestit të zotit Sali Berisha, e kam shprehur këtë ide. E do shumë
Peka: Kë dua shumë? Thuaje
Vangjeli: Sali Berishën
Peka: Sali Berisha për mua është e vetmja digë që mund të rrëzojë regjimin
Vangjeli: Unë e quaj autokraci por jo regjim
Vangjeli: Unë besoj që burgu është masë përjashtimore dhe ekstreme. Bota është e vogël që Saliu të ikte, dhe nuk do ikte.
Peka: Ky është ndryshimi juaj me ne o Lenci. Ti je kundër arrestimit të Sali Berishës, por pro shkatërrimit të opozitës.