Luajnë në Elbasan fatet e kualifikimit në Kupë, Dinamo me sulm “të frikshëm” dhe Skënderbeu i beson të huajve (FORMACIONET ZYRTARE)

Dinamo luan përball Skënderbeut sfidën e parë nga 2 takimet e rezervaura për fazën çerekfinale të Kupës. Takimi nis në orën 17:00 në Elbasan.

Kjo është sfida e fundit e vajtjes pasi që të tre çiftet e tejra të Kupës së Shqipërisë i zhvilluan takimet ditën e djeshme. Të dy klubet kërkojnë fitoren sot në “Elbasan Arena” për të qënë të avantazhuar në ndeshjen e kthimit.

Ilir Daja mes disa mungesave ka përshtatur 11-shhen e tij. “Ylli” i ekipit Zabërgja nuk mungon si kërcënimi kryesor i korçarëve, teksa dhe Bregu me portugezin Nani blindojnë sulmin. Në fushë edhe ish-i i Kombëtares, Aliji.

Ernest Gjoka mban Bismark si shpresën e golave, teksa në fushë për bardhekuqtë ka shumë të huaj. Dumfur, De Oliveira, Amadou dhe Luquinhas shtojnë koloninë e huaj në fushë. Për korçarët mungon “ylli” i tyre në 11-she, Rashica.

FORMACIONET ZYRTARE:

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Largim me peshë nga Teuta, 24-vjeçari u jep lamtumirën durrsakëve

Dinamo: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Gudiabi, Vila, Bregu, Nani, Qefalija, Meksi, Aliji, Loran. Trajner:Ilir Daja

Skënderbeu: Alia, De Oliveira, Prençi, Merlim, Dumfur, Amadou Sabo, Janaqi, Çuçka, Zenullari, Luquinhas, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us