Luciano Moggi: Zbulova se përgjohesha nga SIM-et zvicerane për faj të Inter

Luciano Moggi dhe Juventus. Historia mes drejtuesit sportiv nga Monticiano dhe klubit bardhezi u ndërpre në mënyrë të befasishme pas skandalit Calciopoli të vitit 2006, i cili e gjunjëzoi klubin që u dërgua me vendim administrativ në Serie B. Për Moggin erdhi një pezullim pesëvjeçar me propozim për përjashtim të përhershëm nga çdo rol apo kategori në FIGC, gjë që më pas u bë efektive nga organet e drejtësisë sportive. Në nivel penal, procesi përfundoi me anulimin pa kthim të dënimit për shkak të parashkrimit të veprës penale.

Si drejtues, Moggi fitoi pesë tituj kampioni me Juventusin, por edhe katër Superkupa të Italisë, një Ligë Kampionësh, një Kupë Interkontinentale, një Superkupë Evropiane dhe një Kupë Intertoto. Në episodin e njëzet e dytë të “OCW Talk”, podcast-i i drejtuar nga Pancio dhe Manfredi, Luciano Moggi ishte i ftuar në emision. Ish-drejtuesi i Juves rrëfeu detaje të shumta mbi tratativa të njohura, duke treguar veçanërisht se çfarë ndodhi me Stankovic: “E kuptova se po më përgjonin kur Interi e mori atë nga Lazio…”.

Lajme të tjera |  Një tjetër humbje dërrmuese për Interin në derbi, Inzagi: Nuk jemi mësuar kështu

Çfarë lidhje ka Inter me moskalimin e Stankovic te Juve
“Ka pasur një moment kur mendova se po më ndiqnin, dhe ai ishte momenti kur mora një lojtar sllav nga Lazio: Dejan Stanković”. Kështu e nisi rrëfimin Moggi. “E mora në shkurt, kur natyrisht nuk mund të bëhen kontrata zyrtare, ose më saktë, bëhet kontrata dhe deponohet në qershor kur hapet merkato. Gjatë atyre muajve fola me Stanković duke i thënë se do të bënim gjëra të mëdha”. Por më pas, diçka nuk shkoi siç duhet, ndryshe nga shumica e tratativave të Big Lucianos që përfundonin me sukses.

“Papritur, Stanković zhduket dhe në qershor e gjej te Inter, dhe aty më bie zilja e alarmit”. Më pas fillon të flasë për SIM-et zvicerane të famshme: “Ishte thënë që ishin super sekrete dhe të papërgjueshme, por është një gënjeshtër sepse nuk ishin as sekrete dhe as të papërgjueshme, pasi Auricchio, që ishte marshall i karabinierëve në kazermën e Romës, kishte ngarkuar marshallin Di Laroni për të përgjuar këto SIM-e zvicerane, dhe ky i fundit në proces dëshmoi nën betim se këto SIM-e nuk transmetonin trafik”.

Moggi, fjalët për “sistemin SIM” të Interit
Por Moggi thekson: “Në të vërtetë, ai ishte trafiku që atyre nuk u duhej, sepse ishte trafiku i komercializimit të markës, i blerje-shitjeve të lojtarëve dhe i biletave falas – shpjegon ai. – Por atyre kjo nuk u duhej, kishin nevojë për trafik tjetër për të akuzuar”. Moggi më pas flet edhe për çështjen e ndjekjes së tij në ato vite:

Lajme të tjera |  Trajneri i Milanit tregon “frikën” që kishte në derbi: Kristjan Asllani, lashë dy lojtarë për ta mbuluar

“Më shumë se ndjekje fizike, ishte përgjim i asaj që bëje. Këto gjëra nga Interi më pas i kanë pësuar edhe ata që mbronin Interin. Njëri, për shembull, ishte Mancini, i larguar me këtë sistem përgjimesh kur drejtonte zikaltërit. Edhe Vieri që bëri një padi sepse kishte diçka që nuk funksiononte në thelb të këtij sistemi”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us