Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës. Në këtë seminar publik me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”, është i pranishëm edhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani. Ky i fundit është ulur në vendet e ministrave dhe në fjalim tha se “kemi sekuestruar e konfiskuar 150 mln euro asete”.
Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, në fokus të SPAK është edhe identifikimi dhe konfiskimi i produkteve te veprës penale si për subjekte që janë ndjekur penalisht për veprën penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga data e krijimit të SPAk drri ditën që flasim kemi sekuestruar një total asesh 150 mln euro”, tha Dumani.
Dumani u ndal gjithashtu tek investimet në teknologji moderne dhe digjitalizimin si mjete të fuqishme për të luftuar korrupsionin dhe si të dobishme në procesin e hetimeve. Ai theksoi se sfida kryesore mbetet ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK.
‘Shqetësim mungesa e statusit ligjor i prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit. Pas 9 vitesh kthehen në vendin më parë para se të bëheshin pjesë e SPAK. Kemi dhënë propozimet tona që të shihet dhënia e mundësisë që të kandidojnë të jenë pjesë e SPAK. Vlerësojmë për rritjen e pragut 500 euro. Çdo akt korruptiv mbi këtë shumë bën kompeten SPAK. Kërkojmë që ky marzh të rritet dhe të fokusohemi tek çështjet më të ndjeshme.’