Lufta ndaj krimit, Balla flet me emra konkretë në Elbasan

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë vizitës së tij në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit këtë të enjte ka kërkuar nga blutë zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura në qytet dhe luftë ndaj krimit të organizuar. Sipas tij, Policia duhet të zbardhë ngjarjet e ndodhura vite më parë, por duke mos e humbur fokusin tek siguria dhe rendi publik. Sipas asaj që raporton TCH, Balla ka folur dhe me emra konkretë sa i përket personazheve të botës së krimit në qarkun e Elbasanit, i cili prej vitesh  nuk gjen qetësi.

Taulant BallaKemi diskutuar për elementë të tjerë të luftës kundër krimit të organizuar ku u kam kërkuar, në mënyrë të veçantë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan në bashkëpunim me prokurorinë, duke përdorur edhe inteligjencën policore, të fokusohen tek gjetja e personave në kërkim. Siç edhe e keni ndjekur, para disa ditësh, falë punës së lavdërueshme të Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese të Britanisë së Madhe kemi gjetur dhe shumë shpejt do të ekstradojmë në Shqipëri një person i cili akuzohet për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur para 14 viteve.  Drejtori i Policisë së Elbasanit ka marrë porosi që të vazhdojnë të punojnë për zbulimin e të gjitha ato ngjarjeve kriminale të ndodhura para shumë viteve në Elbasan. Fakti që gjatë vitit 2023 kemi pasur rënie nuk do të thotë që do të humbim vëmendjen për zbulimin e ngjarjeve të vjetra. Tjetra lidhet me luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, prodhimit dhe shpërndarjes së tyre sidmos tek shkollat.  Dua të garantoj qytetarët se Policia e Shtetit do të vazhdojë ta ketë në vëmendje të veçantë goditjen e çdo lloj forme të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.  Nuk duhet të harrojmë elementin tjetër, të krimeve ekonomike, ku kam qenë shumë i qartë për çështuje që lidhen me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit apo elementë të tjerë e po ashtu edhe krimet mjedisore të formave të ndryshme.

Elbasani është një model i bashkëveprimit të të gjitha agjencive ligjzbatuese me Policinë e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj forme tjetër të krimit. Kemi një njësi të posaçme brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë përsa i përket Krimit Kibernetik, ndërkohë që sot me Drejtorin e Përgjithshëm kemi diskutuar për të bashkuar forcat në funksion të hetimit të të gjitha formave të krimit kibernetik. Ai po shfaqet në shumë forma, njëra prej tyre është dhuna, bullizmi në rrjete sociale, jo vetëm ndaj të miturve, por ndaj të gjithë shoqërisë.

Për këtë qëllim, do të rrisim komunikimin tonë si Polici Shteti me shkollat, me të gjithë shoqërinë dhe po ashtu koordinimin me prokurorinë në mënyrë që të bllokojmë çdo lloj faqe që përbën problem. Ndërkohë po hulumtojmë përgatitjen e një ligji të posaçëm për të rregulluar këtë problematikë që është shfaqur dhe që ka ankesa nga qytetarët.

Rasti i Durrësit, edhe pse hetimet çuan në një pistë tjetër, ishte një alarm dhe një rast që kërkon që ne të rrisim dhe të përmirësojmë kuadrin ligjor për t’u përballur me këtë fenomen

Lajme të tjera |  VIDEO/ 'Do të vijë era shtet'! Deklarata virale e Nokës, Balliu: O Flamur, erdhi era e dështimit madhështor!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us