LUFTA/ OBSH: Po përballemi me krizë shëndetësore! DASH ‘kritika’ Izraelit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë sërish alarmin këtë të hënë sa u përket kushteve higjeno-sanitare në Gaza. Për këtë arsye është thërritur një mbledhjen urgjente e cila do të organizohet më 10 dhjetor nga Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus në konsultim me kryesuesin e Katarit. Ibrahim Khraishi, ambasadori palestinez në OKB dha detaje nga kjo mbledhje që pritet të mbahet.

Ibrahim Khraishi: Ne duam të fuqizojmë OBSH-në dhe bëjmë thirrje që pala izraelite të mos synojë sektorin mjekësor. Ne duam të lejojmë furnizime të reja mjekësore. Një ide është të dërgohen më shumë mjekë nga e gjithë bota, shumë janë ofruar.

Sipas OBSH, ka pasur 427 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në territoret palestineze që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Lajme të tjera |  “Pyesin ‘sa është rroga?’, por s’bëjnë llogaritë se sa u ngelet”- Emigracioni, Rama: Italia është vështirësuar shumë, me 1500 euro pagë duhet të ndash shtëpinë ose…

Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit, është shprehur këtë të hënë se është shumë herët për të thënë nëse Izraeli po bën mjaftueshëm për të mbrojtur civilët në Gaza. Deklarata u bë nga zëdhënësi i DASH Matthew Miller.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us