“Luftë” mes 4 ekipeve për titullin, “Final – Four” luhet për 1 milionë euro

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani do të bëjnë mes tyre llogaritë e titullit kampion në këtë sezon. Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo janë gjysmëfinalet e “Final – Four”, me 4 ekipet që do të përplasin “brirët” mes tyre për trofeun.

Në këto ndeshje përveç titullit, në lojë janë edhe 1 milionë euro. Shumë kjo që jepet nga UEFA për ekipin kampion. Skuadra fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në Champions League dhe nga kjo pjesëmarrje do të koleksionojë 1.11 milionë euro, e cila përfshin edhe raundin e dytë në Conference League në rast eliminimi nga Champions.

Ndërkohë 3 ekipet e tjera që do të marrin pjesë në Conference League kanë të sigurta 325 mijë euro. Ndërkohë për fituesin e titullit një shpërblim prej 100 milionë lekë do të jepet edhe nga FSHF-ja.

Lajme të tjera |  Nga gjysmëfinalja e Champions League në “Arenën Kombëtare”, arbitri polak gjykon supersfidën europiane para “Final Four”

Shifra këto që do të ndihmojnë më pas ekipet për merkaton dhe afrimet për sezonin e ri. Gjtihsesi në na duhet të presim deri më 12 maj për të mësuar edhe kampionen e re të Superiores.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us