Luis Enrique “kërcënonë” Arsenalit në Champions: Ia kemi marrën dorën ekipeve angleze

Paris Saint-Germain, tashmë kampion i Francës, synon të thyejë një rekord, nesër kundër Nantes mund të arrijë serinë e pakrahasueshme prej 39 ndeshjesh radhazi pa humbje jashtë shtëpisë.

Trendi pozitive filloi në shkurt të vitit 2023, pas disfatës ndaj Monacos, dhe që atëherë skuadra pariziane nuk ka reshtur së mbledhuri rezultate të dobishme larg “Parc des Princes”. Gjithesi fokusi i trajnerit Luis Enrique kaloi te ndeshja gjysmëfinale e Championsit kundër Arsenalit:

Dueli në Champions? Ne do të përgatitemi në të njëjtën mënyrë si kundër Liverpoolit. Ata janë një skuadër që kanë të njëjtin potencial. Mund të themi se ia kemi marrë dorën ekipeve angleze.

Fakti që Arsenali eliminoi kampionët në fuqi të Realit janë një shembull i qartë se sa të fortë janë. Gjithsesi kjo nuk na bën aspak inferior. Do të shohim se çfarë do ndodh. Mos të harrojmë, janë dy ndeshje”, e mbylli Enrique.

Lajme të tjera |  Java e fundit e Superiores luhet në fundjavë, 4 ekipe në garë për të qëndruar në Superiore (AXHENDA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us