Kryeministri Edi Rama ka ironizuar rezultatin e PD, gjatë takimit me deputetët socialistë.
“Ne votat tona kemi marrë përsëri, ndërkohë që këto 200 mijë janë ata që qëndruan në shtëpi ose zgjodhën të ngushëlloheshin me drejtime të tjera.
Por llogaria nuk del përsëri. Gjithsesi kjo katandisje keq e më keq, e asaj që lindi si partia e rinisë shqiptare për liri e demokraci, që sot është uturaku i një 80-vjeçari të pashpresë, non grata me vulë dhe non grata me votë, nuk është as zgjedhja jonë dhe as problemi ynë për të zgjidhur.
Na u desh muajt e fundit të merremi me atë uturak madhështor, për arsyet e pashmangshme të ballafaqimit zgjedhor, që sinqerisht e bëra nga halli, jo nga malli, le ti lëmë në llucën ku llokoçitken prej 12 vitesh dhe do vazhdojnë ta bëjnë duke u zhytur poshtë e më poshtë”, deklaroi Rama.