Lulzim Basha reagon për sloganin e fushatës së PS: Vetëm me Edin vazhdon korrupsioni dhe varfëria!

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar përmes një postimi në rrjete sociale sloganin e fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit.

Lulzim Basha shprehet se slogani i bërë publik tregon se vetëm me Edi Ramën mund të vazhdojë korrupsioni, varfëria dhe largimi i të rinjve nga Shqipëria.

Lulzim Basha shton se vetëm Kryeministri Edi Rama nuk ka shkuar ende tek shokët e tij në burg tek 313-a.

Slogani “Vetëm me Edin” ka një të vërtetë të madhe brenda: vetëm me Edin mund të vazhdojë korrupsioni, varfëria dhe largimi i rinisë, sepse vetëm ai s’ka shkuar ende te shokët tek 313…”-shkruan Lulzim Basha.

Në foton e sloganit të PS, dallohet pasaporta me shqiponjën, në krye të së cilës shkruhet “Republika e Shqipërisë” dhe “Bashkimi Europian”, që lidhet me premtimin se vetëm Rama dhe PS do të mundësojnë integrimin evropian të Shqipërisë.

Lajme të tjera |  ATENTATET në Lezhë dhe Tiranë/ Berisha: Nga një m*sakër në tjetrën, s’mund të gjuhej kurrë mbi një 11-vjeçar!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us