Lulzim Basha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Koalicioni Euroatlantik ka bërë një sondazh me anë të telefonatave, ku 30.1% e votuesve kanë thënë se do të votonin për të. Analistët Abilekaj dhe Tela e kundërshtuan duke thënë se sondazhet e vërteta e nxjerrin nag zero deri në 1% të votave në ranga republike.
Abilekaj: Meqë thatë se kishit sondazhe, sa deputetë mendoni se do të merrni në Tiranë?
Rezultati i këtyre telefonatave deri para pak ditësh. Rezultati i datës 8 prill, kur ne kemi pyetur 15 mijë zgjedhës në Tiranë, nga 50 mijë telefonata që janë bërë: A do ta mbështesni koalicionin euroatlantik, numrin 4 dhe 4526 janë përgjigjur po, që janë 30.1 për qind, 7216 janë përgjigjur jo që është 48 për qind dhe 3306 janë përgjigjur ndoshta që është pjesa e hapur që ne po targetojmë se pse duhet të votojnë koalicionin euroatlantik që është e vetmja votë që shkon kundër korrupsionit dhe për familjen tuaj. Ky është një call center me vullnetarë që bëhet prej më shumë se dy javësh.
Abilekaj: Po pyetja është impostuese, se ju nuk pyesni kë do të votoni, por a do të votoni partinë tonë?
Basha: Analiza mund të bëjmë sa të duash, shumicën e këtyre njerëzve i njohim me emër dhe mbiemër.
Tela: Unë dhe Entoni kemi qenë te sondazhi që bën Euronews dhe ky sondazh edhe në zgjedhjet e kaluara ka përcaktuar më mënyrë të saktë rezultatin. Në 2021 kur ishit në krye të PD-së bëtë një sondazh rezultate e të cilit tregonin një diferencë të madhe mes PD dhe PS në qeveri dhe doli komplet e kundërta. Pra ky i telefonatave nuk besoj se ka bazë. Sondazhi i Euronews thotë se partia e zotit Endri Hasa do të marrë nga 0-1 për qind në të gjithë Shqipërinë