Kanë përfunduar 5 ndeshjet e sotme të Kategorisë së Dytë. Kështu 4 ekipe ia kanë dalë të sigurojnë 3 pikët. Në 5 ndeshjet e sotme janë shënuar 17 gola.
Fitore 3-0 kanë siguruar Butrinti ndaj Këlcyrës dhe Tomori kundër Shkumbinit. 3-1 ka triumfuar Delvina ndaj Memaliajt. Po fitore mori edhe Oriku kundër maliqit me shifrat 1-0.
Ndërkohë pas 6 golave mes Albanëve dhe Adriatikut nuk ka fitues. Ndeshja mes tyre ka përfunduar 3-3 dhe në këtë mënyrë skuadrat ndajnë nga 1 pikë në kuadër të javës së 9-të.
NDESHJET:
Grupi A:
ALBANËT – ADRIATIKU 3 – 3 (Petritaj 57′, Muhammad 64′, 70’/ Velaj 42′, Hasani 66′, 71)
Grupi B:
SHKUMBINI – TOMORI 0 – 3 (Lireza 42′, 79′, Arbri 47′)
BUTRINTI – KËLCYRA 3 – 0 (Cordoba 68′, Gjata 75′, Oliviera 83′)
DELVINA – MEMALIAJ 3 – 1 (Gjeci 9′, Boci 45′, 86’/ Bega 22′)
ORIKU – MALIQI 1 – 0