‘Lumë’ kritikash për Georginën, 1700 euro çantë për vajzën

Familja e Ronaldos dhe e Georgina Rodríguez feston Krishtlindjet këtë vit larg shtëpisë së tyre në Madrid, por Santa Claus nuk i ka harruar, edhe pse ndodhen në kryeqytetin e Arabisë Saudite. Çifti dhe fëmijët e tyre kanë shijuar takime të veçanta në Riad, ku iu desh të kalonin natën e Krishtlindjeve, për shkak të angazhimit të Cristiano-s me klubin e tij, Al Nassr.

Kjo nuk është hera e parë që Georgina ndan me mbi 54 milionë ndjekësit e saj të gjitha detajet e jetës së saj, duke përfshirë blerjet më të çuditshme dhe koleksionin plot me çanta të markave. Megjithatë, këtë herë ata që tregojnë dhuratat e saj janë vajzat e saj. Ajo iu ka bërë dhurata vajzave, që kushtojnë shtrenjtë. Pasi kaluan një natë madhështore duke shijuar një darkë japoneze, ishte koha për të zbuluar përmbajtjen e pakove, që të vegjlit kishin poshtë pemës.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Vulosi fitoren kundër Kukësit, shikoni golin për kartolinë të mesfushorit në Kategorinë e Parë

Georgina ndau përmes storyt së saj në Instagram se si dukej shtëpia pasi Mateo, Eva, Alana, Cristiano Jr dhe Bella Esmeralda shpalosën dhuratat e ngjante sikur kishte ndodhur një tornado e vërtetë. “Princeshat” – siç i quan nëna e tyre – të familjes kanë qenë më fatlumet e natës, pasi kanë marrë dhurata të shumta. Ata kanë marrë edhe një aksesor shumë të shtrenjtë të vogël dhe të lehtë për tu mbajtur, me të cilin mund të nxjerrin në pah veshjet, që u përgatiti nëna e tyre. Partnerja e Ronaldos bleu një çantë të markës Louis Vuitton, konkretisht modeli Alma BB me çmim së paku 1500 euro. Të vegjlit kanë shfrytëzuar në maksimum blerjet e tyre të reja çdo moment dhe të nesërmen të vegjlit ishin ende të emocionuar, ndërsa nëna e tyre shoi në palestër.

Lajme të tjera |  Dy humbje në stolin e Bylisit, Nevil Dede: Duhet të kuptojmë sa kualitet kemi, në fazën tjetër do jemi më mirë

Festimi i çuditshëm i Krishtlindjeve nga Georgina

Është e qartë se modelja i merr shumë seriozisht festimet e Krishtlindjeve dhe dhuratat janë pika e saj e fortë, edhe dekorimi. Influencuesja festoi me stil Krishtlindjet e këtij viti dhe dekoroi vilën e saj në Madrid, me një shesh patinazhi në akull. Përmes rrjeteve sociale, ajo na tregoi aftësitë e saj në patinazh duke u kapur për dore me një pinguin të madh dhe e rrethuar nga familja dhe miqtë e saj. Por, blerja e çantave për vajzat me një çmim afër 1700 euro është kritikuar shumë nga ndjekësit në rrjetet sociale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us