“Lumë” ofertash për talentin e Vllaznisë, kërkohet edhe në Kroaci dhe Turqi

Kevin Dodaj është padiksutim futbollisti më i kërkuar në këtë merkato. Talenti i Vllaznisë siç dihet ka oferta konkrete nga Suedia, por tashmë kërkohet edhe nga ekipe të tjera.

Saktësisht nga Kroacia dhe Turqia, me shkodranët që “fërkojnë duart”, pasi nga shitja e mundshme e tij pritet të fitojnë miliona.

Në Suedi është skuadra e AIK që tenton transferimin e tij, ndërkohë nuk bëhen të ditur emrat e skuadrave nga Kroacia dhe Turqia. Në ditët në vazhdim do të mësohet më shumë mbi të ardhmen e Dodajt, i cili me siguri do të jetë jashtë vendit tonë.

19-vjeçari ka kontratë të vlefshme me kuqeblutë deri në qershor të vitit 2027. Te Vllaznia pavarësisht moshës së tij të re është një lider, duke fituar një vend në formacionin e kuqebluve.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Leroy Sane në Superligë, nga Gjermania e bëjnë fakt të kryer

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us