Macron bën zgjedhjen e tij/ Gabriel Attal do zëvendësojë Borne, kryeministri më i ri në histori

Gabriel Attal është emëruar kryeministri i ri i Francës. Attal, vetëm 34-vjeç, bëhet kryeministri më i ri në historinë moderne franceze, duke ia kaluar edhe socialistit Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand në 1984. Attal zëvendëson Élisabeth Borne, e cila ka dhënë dorëheqjen dje pas 20 muajsh në detyrë.
Gabriel Attal, i cili aktualisht është ministër i Arsimit, tani do të ketë detyrën të udhëheqë qeverinë franceze në zgjedhjet e rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor.

Lajme të tjera |  Meta, telefonatë nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e pakujdesshme, ka pasur shumë pasuri. S'ma ka bërë Rama këtë, por mua më ka trajnuar Bobi....!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us