Macron: Ukraina është gati për armëpushim pa kushte

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se ka pasur një bisedë “shumë pozitive” me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, se Ukraina është gati për një armëpushim pa kushte dhe se i ashtuquajturi “Koalicioni i të Vullnetit” nën Francën dhe Britaninë do të vazhdojë të punojë për të arritur këtë, por edhe për një paqe të qëndrueshme.

“Përfundimi i luftës në Ukrainë. Ky është qëllimi ynë i përbashkët me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump”, shkroi Macron në një postim në platformën X.

“Ukraina është gati për një armëpushim pa kushte. Presidenti Zelensky ma përsëriti këtë sot. Ai do të donte të punonte me amerikanët dhe evropianët për ta bërë të mundur këtë”, shtoi më tej Macron.

Lajme të tjera |  "Të shohim çfarë dijesh ke dhe sa të mban mendja", Berisha sfidon Ramën: Hajde të përballemi!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us