“Majlinda Bufi, një shtrigë që i është dashur këtij qyteti”, Rama kërkon votën e grave në Roskovec: Merrni për dore burrat dhe djemtë!

Kryeministri Edi Rama ishte në Roskovec, ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti, duke kërkuar votën për në 11 maj.

Rama tha se në 11 maj një shumicë absolutë duhet të vendosë që Shqipëria 2030 të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

“Merreni në dorë fatin evropian të Shqipërisë, duke marrë në dorë fatin evropian të Shqipërisë të marrin për dore të gjithë burrat dhe djemtë dhe një shumicë më e madhe se asnjëherë tjetër të vendosur që Shqipëria 2030 të jetë anëtare e BE dhe të gjithë fëmijët tuaj të marrin pasaportën evropiane”, tha Rama.

Kryeministri po ashtu kishte diçka edhe për kryetaren e bashkisë Majlinda Bufi, të cilën e quajti “Shtrigë që i duhej qytetit”

“Forca përpara, edhe njëherë shumë respekt dhe komplimente për kryetaren e bashkisë tuaj, një shtrigë që i është dashur kaq shumë këtij qyteti, saqë mjafton të shohësh rreth e rrotull dhe e kupton që vetëm një shtrigë  mund ta bënte këtë qytet. Nuk rrija dot pa e thënë edhe këtë”, mbylli fjalimin e tij Rama.

Lajme të tjera |  Berisha nga Valencia: Koha e Ramës ka përfunduar. Zëri i opozitës tani dëgjohet në kancelaritë e BE dhe në Uashington

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us