Makina e Gardës u aksidentua teksa po shoqëronte familjen e kryegjyqtares së GJKKO! Flasin punonjësit: I bëmë me shenjë…

Mbrëmjen e djeshme u përfshi në një aksident rrugor makina e Gardës e cila eskortonte familjen e kryetares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka.

Punonjësit e Gardës së Republikës që shoqëronin familjen e gjyqtares, do pyeten në polici tha një burim i gazetares Anila Hoxha. Paraprakisht ata kanë shpjeguar se shoferi që shkaktoi aksidentin, i cili është prezantuar si polic nga Elbasani, po udhëtonte me shpejtësi të lartë.

“I bëmë me shenjë që të mos futej në grupin e eskortës”, shpjegon njëri prej tyre, “por ishte e pamundur”.

Këto manovra kanë zgjatur pak çaste përpara se të ndodhë aksidenti.

Në makinën e familjes së gjyqtares gjendej edhe djali i gjyqtares thonë burime pranë gardës së Republikës, që po kryejnë analizë të thelluar për aksidentin.

Lajme të tjera |  "Mësyjnë" blerjet e makinave nga Koreja. Rreth 1 milion automjete aktive në vend

Paraprakisht vendi i ngjarjes krijon bindje të plotë që është aksident automobilistik, por për shkak se krye gjyqtarja po ruhet familjarisht prej gardës së republikës do kryhet hetim shterues./TCH

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us