Makina përplas mjetin që kishte ndaluar në rrugë nga defekti teknik, humb jetën 60-vjeçari

Në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, një automjet tip Ford, me drejtues shtetasin K. O, ka përplasur një automjet tip Peugeot të ndaluar në rrugë, për shkak të një defekti teknik, por pa ndezur sinjalet dhe pa vënë sinjalistikën kufizuese/ informuese në rrugë.

Nga përplasja, automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin B.F, rreth 60 vjeç, është zhvendosur jashtë rruge duke përplasur edhe shtetasin B.F, i cili për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal.

Drejtuesi i automjetit  tip Ford shtetasi K. O, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plote te rrethanave të ngjarjes.

Lajme të tjera |  Të mërkurën kthehen rrebeshet! Meteorologia: Korriku dhe Gushti përvëlues, temperatura do ndjehen deri në 46 gradë celcius në diell!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us