Makinat luksoze në ‘sitë’, kërkohet verifikimi i pasurisë për drejtuesit

Të ngasësh një makinë të shtrenjtë këtë herë nuk do jetë më kaq e lehtë në Shqipëri. Kjo pasi të gjithë mjetet e shtrenjta do të futen në ‘sitë’ për verifikimin e të ardhurave dhe mënyrën se si janë blerë nga poseduesit e tyre. Tashmë të gjithë poseduesit e makinave të shtrenjta do të duhet të deklarojnë burimin e tyre të të ardhurave. Nëse nuk korrenspondojnë atëherë drejtuesi i saj dërgohet nën hetim.

Ky kontroll, ndryshe nga Operacioni Forca e Ligjit, nuk do të drejtohet nga Policia e Shtetit, por nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kështu për të verifikuar nëse makina është blerë me burime të ligjshme financimi do të krahasohet vlera e makinës me të ardhurat që drejtuesi i saj ka. Me këto ndryshime synohet që të ketë një kontroll më të rreptë sa i përket verifikimit të pasurive. Ndërkohë deri në vitin 2026 pritet të ngrihet edhe Regjistri i Pasurive të Tatimpaguesve.

Lajme të tjera |  Humbja më 11 maj/ Kandidatja e PD: Berisha është heroi ynë, por duhet të largohet. S'është normale të humbasë dhe mos të mbajë përgjegjësi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us