Mala e nis nga stoli, dyshime për dy pozicione/ Ja si pritet të rreshtohet Vllaznia ndaj Daugavpils

Trajneri Edi Martini duket se e ka hartuar planin për ndeshjen e parë të Conference League përballë Daugavpils. Shkodrani që do bëjë debutimin e tij të dytë zyrtar si trajner i Vllaznisë në karrierën e tij ka përgatitur formacionin që do të zbresë në fushë të enjten në orën 20:00 ndaj letonezëve. Kështu nga porta pritet ta nisë Kristi Qarri, pavarësisht rivalitetit me Jukajn, është 24- vjeçari ai që duket se ka fituar balotazhin momentalisht.

Në mbrojtje do të jenë 3 futbollistë, ku në skemën 3-5-2 që aplikon ish-fantazisti, gjejnë vend emra, si: Jazxhi, Kuros dhe Bajrami, duke mos përjashtuar një ndryshim në momentet e fundit, ku do të jetë Gurishta pjesë e këtij reparti dhe Bajrami do të përfundojë në stol. Megjithatë, Gurishta pritet në të djathtë të mesfushës, një rol disi më i avancuar për të.

Lajme të tjera |  Nis rrugëtimi europian për “Demat e Kuq”, FORMACIONET ZYRTARE të Kajlu-Partizani

VLLAZNIA

E teksa majtas, një fanellë titullari duket se ka fituar edhe Jago. Mesfusha do jetë e përbërë nga dyshja Krymi-Sala para mbrojtjes, të cilët po ashtu në këtë repart do kenë edhe Qaton në mungesë të Malës, me kuçovarin që do ketë një rol disi më të avancuar në fushë. Ku do të jetë mbështetja kryesore për manovrat sulmuese, me repartin e avancuar që do formohet nga dyshja Balaj-Dodaj. Një skemë 3-5-2 kjo tipike për Martinin, i cili nuk ndryshon asgjë nga idetë e tij, ku kërkon që këtë eksperiencë të dytë në stol me Vllazninë ta nisë me fitore.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us