“Mallrat e importit po mbysin ato vendase”/ Deputeti i PD akuza qeverisë: Shteti po stimulon falimentin! Prodhimet e fermerëve kanë mbetur pa shitur

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në një reagim të tijin, shprehet se mallrat e importuara nga jashtë në vendin tonë po shkatërrojnë prodhimin vendas.

Sula thekson se në zonën e Myzeqesë bujqit janë të zhgënjyer, pasi prodhimet e stinës, shalqinjtë, bostanët, domatet, patatet, etj., po mbeten në ara sepse nuk kanë treg.

“Po ashtu edhe në juglindje, fermerët kanë dalë në protestë sepse nuk kanë treg të shesin produktet e tyre. Jo vetëm mollët, edhe qepët edhe patatet kanë mbetur pa shitur”, thekson ai.

“Mallrat e importit po mbysin prodhimet vendase’, thekson Sula, ndërsa shton më tej se shteti po stimulon falimentin.

Reagimi i plotë:

Importet që po shkatërrojnë prodhimin vendas dhe shteti që stimulon falimentin!

Në Myzeqe bujqit janë të zhgënjyer pasi mundi i tyre, djersa e tyre duke punuar në mes të temperaturave të nxehta e të ulëta nuk po shpërblehet. Prodhimet e stinës, Shalqinjt, bostanët, domatet, patatet etj po mbeten në ara sepse nuk kanë treg.

Lajme të tjera |  Meta, telefonatë nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e pakujdesshme, ka pasur shumë pasuri. S'ma ka bërë Rama këtë, por mua më ka trajnuar Bobi....!

Po ashtu edhe në juglindje, fermerët kanë dalë në protestë sepse nuk kanë treg të shesin produktet e tyre. Jo vetëm mollët, edhe qepët edhe patatet kanë mbetur pa shitur. Në të gjithë vendin është i njëjti shqetësim.

Nisur nga këto protesta u futa të shikoja edhe disa statistika që dalin nga vetë institucionet shtetërore. Pash në INSTAT se eksportet e produkteve shqiptare te kategoritë ushqime, mallra ushqimorë të paktën tri muajt e fundit ishin në rënie, ndërsa importet për këto kategori kanë qenë në rritje të ndjeshme.

Për ta thënë troc: mallrat e importit po mbysin prodhimet vendase.

Turisti që vjen në Shqipëri edhe për prodhimet vendase konsumon domate nga Turqia, Greqia etj, patate importi, miell importi cdo gjë importi. Ndërkohë produktet që prodhojnë fermerët tanë kalben në ara.
Kur nuk i mbështet me subvencione, kur nuk I jep grantet e BE, por i vidhni ato para, të paktën ndërhyni dhe mbrojini produktet vendase në dogana.

Lajme të tjera |  Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Me këto ritme shumë shpejt edhe ajrin do ta kemi të importit dhe ata që do marrin frymë do jenë vetëm pushtetarët e pangopur dhe ata që I shërbejnë atyre pasi njerëzit e ndershëm të punës do ikin të gjithë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us