Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rey Manaj do të ketë shansin e “artë” të bëjë bujë në javën e 34-të të kampionatit turk. Ekipi i Sivasspor, ku integrohet 28-vjeçari do të zbresë në fushën e Galatasaray, me qëllim ndaljen e hovit të kryesuesit dhe shpëtimin nga zona e “ftohtë”.
Ndeshja do të mbahet sot, duke nisur nga ora 18:00. Manaj vjen nga një moment i mirë, ku javën e kaluar gjeti rrugën e rrjetës dhe kërkon të ruajë këtë vazhdimësi. Në lëtër Galatasaray është ndjeshëm i favorizuar, por Rey Manaj e ka treguar se është i aftë të bëjë “dëme”. Këtë sezon ai e ka gjetur golin në 11 raste, e shoqëruar me 5 asiste.