Manaj i “lë targën” Brojës dhe Ernest Muçi titullar, në Angli “projektojnë” formacionin e Kombëtares shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të përballet të premten e 21 marsit me Anglinë në transfertë, për të luajtur ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, nis në orën 20:45.

Ndërkohë që mediat angleze, kanë nisur që të projektojnë dhe hamendësojnë se si mund të luajnë kuqezinjtë nesër. Ajo ç’ka bie në sy është lënia në stol e Armando Brojës, teksa në vend të tij është Rey Manaj.

Ndërkohë që anglezët shohin Ernest Muçin si një nga titullarët e mundshëm, duke e lënë në krahun e majtë të sulmit. Përsa i përket mbrojtjes, Aliji në krahun e majtë të mbrojtjes, me futbollistin e Dinamos që është e vetmja alternativë për atë rol.

Manaj i "lë targën" Brojës dhe Ernest Muçi

Formacioni i Kombëtares shqiptare sipas mediave angleze
Lajme të tjera |  Shënoi golin e dytë në SHBA, Myrto Uzuni: Isha i uritur, punë e shkëlqyer ekipore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us