Manastirliu: Konkurs për 200 pozicione për drejtues shkolle

Çertifikohen 240 mësues pjesëmarrës të programit të trajnimit për drejtues të shkollave të arsimit parauniversitar, të brezit të pestë të Shkollës së Drejtorëve. 13 Dhjetor, Tiranë- Janë çertifikuar nga Shkolla e Drejtorëve edhe 240 mësues pjesëmarrës të programit të trajnimit përgatitor për drejtues të shkollave të arsimit parauniversitar. “Janë 240 aspirantë dhe drejtues shkollash që sot çertifikohen nga Shkolla e Drejtorëve dhe në gjithë këto vite janë më shumë se 800 drejtues aspirantë, të cilët janë çertifikuar nga kjo shkollë.

Në qoftë se deri dje, dhe këtu i referohem viteve më parë, që nga mësuesit, deri tek drejtorët e shkollave, i zgjidhte partia, i zgjidhte miku, apo ndonjë praktikë abuzive, tashmë u bënë vite që mësuesit zgjidhen përmes portalit ‘Mësues për Shqipërinë’ dhe drejtuesit e shkollave nëpërmjet një garancie të fortë, sikurse është shkolla e drejtorëve”, tha Manastirliu. Nga ceremonia e çertifikimit të brezit të pestë të shkollës së drejtorëve, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije hapjen e thirrjes për 200 pozicione drejtuese në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare në të gjithë vendin. “Duke filluar nga fundi i kësaj jave, do të hapim 200 pozicione të punës për drejtues të shkollave, me një konkurs të hapur, ku ftohen që të aplikojnë edhe drejtuesit e komanduar aktualë, edhe ata aspirantë, për të patur më të mirët në krye të shkollave tona”, – bëri me dije Ministrja Manastirliu.

Lajme të tjera |  “Pyesin ‘sa është rroga?’, por s’bëjnë llogaritë se sa u ngelet”- Emigracioni, Rama: Italia është vështirësuar shumë, me 1500 euro pagë duhet të ndash shtëpinë ose…

Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka deklaruar se pas çertifikimit të drejtorëve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, do të vijohet edhe me trajnimin e drejtuesve në arsimin parashkollor. “Sfida e radhës është çertifikimi i drejtuesve në instutucionet parashkollore dhe kjo është edhe pjesë e reformës sonë sa i përket ndryshimeve që ne do të ndërmarrim në shërbimet parashkollore, të cilat kanë nevojë të përshtaten me të rejat e kohës, të modernizohem nga pikëpamja e standarteve dhe të cilësisë që ofrohet në arsimin parashkollor”, – tha Manastirliu.

Duke vënë theksin tek rëndësia e rritjes së dinjitetit të figurës së mësuesit, Manastirliu tha se, përveç trajnimeve për edukimit në vazhdim, me buxhetin e vitit 2024 do të ketë një rritje historike të pagave për të gjithë mësuesit. Nga fillimi i programit të trajnimit nga Shkolla e Drejtorëve, prej nëntorit të vitit 2019, janë çertifikuar 857 mësues. MAS në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, ka mundësuar një standard të ri për trajnime dhe çertifikime për mësuesit dhe edukimin e tyre në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us