Mandati i Ahmetajt/ Kuvendi i dërgon kërkesën KQZ për zëvendësimin e tij

Kuvendi i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të nisë procedurën për zëvendësimin e Arben Ahmetajt.

Shkresa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Genc Gjonçaj, vë në dijeni KQZ se Arben Ahmetaj ka humbur mandatin për shkak të mungesës gjashtë mujore nga punimet e Kuvendit dhe kërkon zëvendësimin.

KQZ po përgatit aktet për njoftimin e Dallëndyshe Bicit, si e para në radhë për të marrë mandatin e Ahmetajt.

Sipas parashikimeve ligjore, Bici do të duhet të plotësojë formularin e dekriminalizimit për të përfituar mandatin e deputetes, në të kundërt, ai i kalon kandidatit tjetër në radhë, Plarent Ndreca.

Arben Ahmetaj nuk ka më mandat deputeti. Ish-zëvendëskryeministri tashmë është në arrati prej gati gjashtë muajsh, i akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Lajme të tjera |  Evropa po “digjet” nga i nxehti/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet një ‘vrasës i heshtur’?

Mandati i Ahmetajt/ Kuvendi i dërgon kërkesën KQZ për

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us