Mandati i Olta Xhaçkës, flet kryetarja e GJK: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, s’ka rrugë tjetër

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka diskutuar disa “tema të nxehta” në një intervistë të dhënë për “Zërin e Amerikës”, ku mes të tjerave ka përmendur votën e emigrantëve, kritikat dhe mandatin e ish-kryediplomates, Olta Xhaçka. Për këtë të fundit, duke qenë se Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim, që ende nuk është konsideruar nga Kuvendi i Shqipërisë, Zaçaj nuk i kurseu kritikat. Ajo u shpreh se çdo vendim i marrë nga GJK duhet që të respektohet, pasi vetëm kështu respektohet edhe Kushtetuta.

“Është një pyetje e përsëritur për Gjykatën. Është e pazakontë dhe epamundur për të ndodhur në një shtet demokratik. Vendimet e GJK duhet të zbatohen. Kështu që fjalët janë të tepërta për të dhënë një mesazh tjetër. Nuk ka rrugë tjetër, nuk ka mekanizëm tjetër. Është e pamundur që të imagjinohet që të mos zbatohen vendimet e GJK,”-tha ajo ndër të tjera.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 14 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në lidhje kritikat e opozitës pas vendimit të Gjyaktës Kushtetuese për marrëveshjen Rama-Meloni, kryetarja e kësaj gjykate, Holta Zaçaj, është shprehur se respektojnë mendimin ndryshe, por si një mendim që i takon publikut.

“Pjesën e kriticizimin e shohim si vlerë e lirisë së demokracisë në lidhje me zbatimin e të drejtës për t’u shprehur, por përtej saj vendimi i gjykatës ka argumentet. Respektojmë mendimin ndryshe, por si një mendim që i takon publikut. Ne vlerësojmë shumë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e fjalës, që është një nga liritë më të rëndësishme në Kushtetutë. Vendimi i gjykatës është ai që jepet dhe ne nuk komentojmë përtej saj. Patjetër pas çdo vendimi të gjykatë ka palë që mbeten të pakënaqura, siç ndodh në çdo vendimmarrje tjetër të çdo gjyqësori. Pjesën e kriticizimin e shohim si vlerë e lirisë së demokracisë në lidhje me zbatimin e të drejtës për t’u shprehur, por përtej saj vendimi i gjykatës ka argumentet. Respektojmë mendimin ndryshe, por si një mendim që i takon publikut,“-u shpreh ajo ndër të tjera.

INTERVISTA: 

Lajme të tjera |  Tha se "do i hante" të gjallë socialistët, përgjigja epike e Alizotit pas humbjes: Jam bërë vegjetarian!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us