Manja: SPAK model suksesi, ka goditur ish-presidentë dhe ish-kryeministra! Askush nuk është mbi ligjin

Minsitri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën në takimin e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës, me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”.

Manja thekson se krijimi i SPAK është një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, teksa shtoi se ky institucion ka arritur të hetojë dhe dërgojë në gjyq figura të larta të politikës dhe administratës, si ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra, dhe deputetë.

”Procesi ka rikthyer besimin tek drejtësia. Krijimi i një sistemi të pavarur është faktor për sundimin e ligjit. Kemi sfida, e para është që ky process të mbyllet me sukses duhet që KPA, ta mbyll këtë proces me të njëjta standard që ka ndjekur procesi i vettingut.

Lajme të tjera |  Baton Haxhiu: Nuk them sa i korruptuar është Berisha, por djali dhe vajza e tij kanë bërë namin, e dinë edhe zogjtë...

Organet e tjera kushtetuese të sistemit të drejtësisë, përfshirë dhe drejtuesi i SPAK të vazhdojnë me të njëjta standarde të reformës. Një risi e reformës ishte krijimi i SPAK. Është kthyer sot në model suksesi në luftë ndaj korrupsioni dhe krimit. Është ndër institucionet më të besueshme.

Rezultatet e punës flasin qartë. Dua të sjell në vëmendje që SPAK ka në hetim dhe ka ulur në gjykim figura të njohura, ish presidentë, ish kryeministra, ministra dhe deputetë dhe zyrtarë.

Pasuritë e zyrtarëve po sekuestrohen dhe konfiskohen. Krimi është vënë në shënjestër dhe janë goditur një numër i konsiderueshëm. Mesazhi i qartë askush mbi ligjin dhe çdokush do gjykohet sipas ligjit”, tha Manja.

Lajme të tjera |  Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us