Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar për 100 ditë

Më 8 Maj 2024, Maqedonia e Veriut do të shkojë në votime të dyfishta për të zgjedhur Presidentin e Republikës dhe Parlamentin e ri. Me këtë vendim dolën liderët e partive kryesore politike gjatë takimit të zhvilluar në Kuvend.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kreu i opozitës, Hristian Mickoski deklaruan pas takimit se për datën e zgjedhjeve, ka patur konsensus të gjerë.
Dimitar Kovaçevski – kryeministër i RMV-së: Duhet të shpreh kënaqësinë se pas 17 viteve sërish kemi zgjedhje të rregullta parlamentare, të fundit ishin në vitin 2006. Kjo do të thotë se qeveria ka arritur të krijojë stabilitetin dhe parashikueshmërinë. Është një hap i madh pas ekzistencës së shtetit të robëruar para më pak se një dekade.

Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE: Duke marrë parasysh dakordimin që rrethi i parë zgjedhjeve presidenciale të jetë më 24 Prill, kurse rrethi i dytë bashkë me zgjedhjet parlamentare më 8 Maj, fushata do të nisë më 4 Prill, e kjo do të thotë se nuk është respektuar rregulli që të mos ketë intervenime para nisjes së fushatës.

Kryeministri Kovaçevski tha gjithashtu se do të respektohet marrëveshja që në 100 ditët e fundit të formohet një qeveri teknike dhe kryeministri të propozohet nga BDI.

Lajme të tjera |  A mund të jetë kjo zgjidhja për problemin e pensioneve?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us