Prezantuesi i festivalit të RTSH-së edhe për këtë vit, është zbuluar nga e famshmja e ekranit italian Maria De Filippi.
Ka qenë prezantuesja e njohur, që ka bërë të ditur emrin e të cilit ajo e quan Sanremon shqiptar, Kledi Kadiut, në një televizion italian.
Balerini i njohur e ka publikuar vetë në rrjete sociale videon ku mentorja e tij zbulon emrin, si dhe datat e Festivalit.
Kledi Kadiu është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar dhe atë italian kryesisht, dy vende në të cilët ka ndarë jo vetëm profesionin e tij, por edhe jetën. Herë pas here balerinin e famshëm shqiptar e kemi parë aktiv në rrjetin social instagram, gjithmonë kur angazhimet e shumta të tij e lejojnë, pasi i pëlqen shumë të mbajë një marrëdhënie të drjtpërdrejtë me admiruesit e tij.