Mario Draghi përflitet si president i mundshëm i Këshillit Europian

BRUKSEL – Plani i Charles Michel për të dhënë dorëheqjen nga posti i tij si president i Këshillit Evropian, ka bërë që të nisin negociatat për emërimet në postet kryesore të BE-së, me ish-kryeministrin italian Mario Draghi, i cili konsiderohet si një pretendent kryesor për këtë pozicion.

Draghi, 76 vjeç, është ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, të cilit i janë dhënë merita për shpëtimin e monedhës së përbashkët të bllokut europian dhe mbetet një opsion i mundshëm për të pasuar Mishel, thanë zyrtarët dhe diplomatët e BE-së për Financial Times. Emra të kandidatëve të tjerë të mundshëm ka të ngjarë të dalin në dritë gjithashtu për postin e presidentit të Këshillit Evropian.

Plotësimi i vakancave për pozicionet kryesore të BE-së varen gjithashtu nga rezultati i zgjedhjeve në mbarë BE-në. Një burim i afërt me Draghin tha se ai nuk po kërkonte asnjë nga rolet drejtuese të bllokut europian. Por spekulimet mbi perspektivat e Draghit, bazuar në rekordin, përvojën dhe staturën e tij si një nga figurat më të shquara të BE-së, nënvizojnë dëshirën në shumë kryeqytete për të pasur një pasardhës, përpara largimit të mundshëm të Michel në mes të korrikut.

Ish-udhëheqësi italian do të informojë anëtarët e Komisionit mbi punën fillestare të premten në Bruksel. Një raport pritet të publikohet pas zgjedhjeve të BE-së. Emra të tjerë që po qarkullojnë për postin e presidentit të Këshillit Evropian përfshijnë kryeministrat aktualë, si Pedro Sánchez i Spanjës dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen. Ndryshe nga Draghi, të dy liderët janë të lidhur me partitë e mëdha politike evropiane, një faktor i rëndësishëm në emërimet në BE. ‘Mungesa e përkatësisë partiake të Draghit do ta pengojë atë’, tha një diplomat i BE-së.

Lajme të tjera |  Tragjike / 40-vjeçari i jep fund jetës në oborrin e banesës

Ndërsa qeveria në Romë mund të mbështesë kandidaturën e tij, vendet anëtare në Evropën Qendrore dhe Lindore janë ankuar prej kohësh se pozitat e larta të Këshillit Europian u jepen shumë shpesh evropianëve perëndimorë. Ndërsa CV e gjerë e Draghit do t’i jepte atij një avantazh të fortë në tryezën e samitit, pikëpamjet e tij të drejtpërdrejta mbi politikat, duke përfshirë integrimin fiskal, mund të nervozojnë vende si Gjermania, të cilat tradicionalisht kanë pikëpamje të kundërta.

“Ai është shumë politik,” tha një zyrtar i BE-së i informuar mbi diskutimet. “Bilanci [rreth tryezës së samitit] nuk është i duhuri.”Draghi është lloji i figurës që njerëzit do ta kenë shumë të vështirë t’i thonë jo, nëse ka një moment të vërtetë pas tij”, tha Nathalie Tocci, drejtoreshë e Istitutit Affari Internazionali me qendër në Romë, një institut kërkimi. “Ai nuk ka gjasa të thotë jo, nëse i kërkohet seriozisht që të bëhet president i Këshillit”, tha Tocci.

Lajme të tjera |  Reshjet intensive të shiut “paralizojnë” Shkodrën

Urgjenca rreth gjetjes së një pasuesi të Michel – i cili do të kandidojë si eurodeputet – është nxitur pjesërisht nga rregullat e BE-së që do të lejonin udhëheqësin e shquar euroskeptik të Hungarisë Viktor Orbán të marrë postin, nëse asnjë kandidat nuk pranon.

Hungaria do të mbajë presidencën e rradhës gjashtëmujore të BE-së që nga 1 korriku. Anëtarët e sapozgjedhur të parlamentit evropian duhet të marrin detyrën deri në mes të korrikut, data më e fundit që Michel mund të mbetet president. Por udhëheqësit e BE-së kanë gjithashtu opsionin e instalimit të një kandidati të përkohshëm, për të përjashtuar Orbanin. ‘Draghi, megjithatë, nuk ka gjasa ta pranojë këtë post’, tha një zyrtar.

Draghi u tërhoq nga jeta publike në vitin 2022, pasi koha e tij si kryeministër italian u ndërpre nga zgjedhjet e parakohshme. Por ai mori një rol këshillues në BE vitin e kaluar, kur presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i kërkoi të shkruante një raport mbi konkurrencën e bllokut europian.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us