Mario Mitaj fenomenal para kombëtares, ngjit Al Ittihad në krye

Ka mjaftuan pak kohë që Mario Mitaj të shndërrohet në futbollist kyç për Al Ittihad.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare e ka blinduar tashmë fanellën e titullarit, teksa edhe njëherë dhuroi performancë të mirë.

21-vjeçari ishte nga minuta e parë në fitoren 2-0 që Al Ittihad mori në transfertën e Al Orubah. Mitaj u vlerësua me notën 7.3 për të qënë ndër më të mirët në radhët e Al Ittihad.

Për më tepër, skuadra e tij mori pikët që momentalisht e pozicionojnë në vendin e parë të Superligës arabe.

Mitaj është kthyer edhe në të preferuarin e trajnerit Sylvinho, zgjedhje që pritet të jetë edhe në listën zyrtare të lajmëruar për këtë të premte në kuadër të dy sfidave në Ligën e Kombeve ndaj Republikës Çeke dhe Ukrainës.

Lajme të tjera |  SKANDALOZE/ Federata TRONDIT klubin shqiptar, e përjashton nga Kupa dhe e gjobit 105 mijë euro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us