Fituesi i “BBV2” Luiz Ejlli dhe këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi janë bërë bashkë, duke kaluar kohë së bashku.
Këngëtari ka ndarë në InstaStory një video duke kënduar së bashku me Fifin, këngën e saj “Marova”.
“Marova mas teje, u tërbova mas teje. Gjysmë kile rashë për atë Zot. Me mami Fifin pra jemi. Babi shkoi të merrte një birrë”, dëgjohet të thotë Luizi, ndërsa në një moment afrohet edhe djali i artistes, TheoMal.
Mesa duket dyshja janë bërë bashkë për të diskutuar ndonjë projekt muzikor me njëri-tjetrin. Na mbetet të presim….