Marrëveshja e emigrantëve, Gjykata Kushtetuese kërkon shqyrtimin e traktatit të miqësisë Shqipëri-Itali

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar shtyrjen e seancës për shqyrtimin e kushtetueshmërisë së marrëveshjes së nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve.

Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që Këshilli i Ministrave të paraqesë prova për marrëveshjen, duke dorëzuar për shqyrtim traktatin e miqësisë të nënshrkuar mes Italisë dhe Shqipërisë në vitin 1995.

Kushtetuesja thotë se Presidenti i Republikës nuk ka paraqitur prapësime me shkrim. Sa i përket opinionit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Kushtetuesja thotë se rezervohet për t’u shprehur në përfundim të shqyrtimit.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

1. Sot në datën 18.10.2024, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve kërkesën e paraqitur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (kërkuesi), me objekt: “Deklarimi i papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit” dhe ndalimi i ratifikimit të tij nga Kuvendi. Pezullimi i procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit””.

Lajme të tjera |  'Ethet' e Shqipëri-Serbi! Serbët me kuzhinierin me vete në Tiranë, Policia ‘blindon’ kryeqytetin

2. Gjykata mori në shqyrtim pretendimet me shkrim të kërkuesit, prapësimet me shkrim të subjekteve të interesuara Kuvendi i Shqipërisë (Kuvendi), Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe Avokatit të Popullitsi edhe provat e paraqitura nga keto subjekte,ndersa konstatoi mungesën e prapësimeve me shkrim të Presidentit të Republikës.

3. Gjatë shqyrtimit të çështjes, Gjykata konstatoi se subjekti i interesuar Këshilli i Ministrave ka prapësuar se Protokolli i Bashkëpunimit është lidhur bazuar në Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë i vitit 1995. Në këto rrethana, Gjykata bazuar në nenin 44/a të ligjit organik të saj vlerësoi se shqyrtimi i këtij Traktati është i nevojshëm për hetimin e plotë të çështjes, ndaj vendosi t’i kërkojë Këshillit të Ministrave paraqitjen e kësaj prove dhe për këtë shkak, seanca plenare e radhës do të zhvillohet në datën 24.01.2024, ora 11.30.

Lajme të tjera |  Raporti/ Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike, +136% krahasuar me periudhën para pandemisë

4. Sa i takon kërkesës së grupit të deputetëve për marrjen e opinionit këshillimor nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Gjykata vendosi të rezervohet për t’u shprehur në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us