Marrëveshja e emigrantëve me Italinë, Bardhi: Kushtetuesja të pezullojë procedurën

Seancën e së enjtes më datë 14 dhjetor pritet që të miratohet marrëveshja me emigrantët për Italinë. Në lidhje me marrëveshjen me Italinë, dy grupimet e Partisë Demokratike kanë depozituar padi në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti Gazment Bardhi përmes një shkrese i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë menjëherë padinë dhe të pezullojë procedurën parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes. Bardhi në reagimin e tij shkruan se ka ripërsëritur për herë të tretë kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes.

Reagimi i plotë:

Marrëveshjet ndërkombëtare i nënshtrohen kontrollit nga Gjykata Kushtetuese përpara ratifikimit të tyre. Mazhoranca socialiste, edhe pse ka një kërkesë për kontrollin e kushtetutshmërisë, duke shfrytëzuar heshtjen e çuditshme të Gjykatës Kushtetuese, po shqyrton me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen me Italinë dhe në kundërshtim me kalendarin e miratuar nga Koferencën e Kryetarëve parashikon miratimin e saj në seancën e datës 14 Dhjetor 2023.

Sot kam ripërsëritur për herë të tretë kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes. Gjykata Kushtetuese duhet të sillet si e tillë dhe jo i shtojcë pa vlerë e Qeverisë së Edi Ramës. Marrja në shqyrtim paraprak menjëherë e kërkesës së opozitës është detyrim që buron nga Kushtetuta dhe Ligji për Gjykatën Kushtetuese! E kundërta është atentat ndaj shtetit ligjor dhe minon përfundimisht besimit tek Gjykata Kushtetuese.

Lajme të tjera |  “Do marrim e pakta 78 mandate”, Rama: Nuk do fitojnë dot kurrë po nuk e kuptuan se përse i mundim

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us