Marrëveshja për pensionet me Italinë, Rama: Më në fund ia dolëm! Siguri e perspektivë e re për gjysmë milionë shqiptarë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të enjte për miratimin e marrëveshjes së pensioneve me Italinë, në Senatin Italian, një ditë më parë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë si një arritje të rëndësishme për rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali dhe 4 mijë italianë në Shqipëri.

Reagimi i plotë:

MË NË FUND…

Senati italian miraton marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë

Kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri

– Asnjë vit pune nuk humbet
– Siguri dhe perspektivë e re për thuajse gjysëm milionë shqiptarë dhe 4 mijë italianë
– Përfitime për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, sëmundjet dhe papunësinë..

Lajme të tjera |  Presidenti Begaj-qytetarëve për 11 majin: Keni në dorë fatin tuaj dhe të brezave që do të vijnë

IA DOLËM
Grazie Italia, grazie sorella d’Italia

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us