Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, Dhoma e Deputetëve në Itali i jep dritën jeshile

Me 155 vota pro, 115 kundër dhe dy abstenime, Dhoma e Deputetëve në Itali i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes Rama–Meloni, për të sjellë emigrantë në Shqipëri, të cilët do të strehohen në kampe në zonën e Gjadrit. Marrëveshja pritet që të kalojë më pas për votim në Senat, ndërkohë që në Shqipëri, kjo marrëveshje është subjekt i një padie që po shtyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Marrëveshja e lidhur mes Ramës dhe Melonit, parashikon që pala italiane, brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, krediton 16.5 milionë euro si paradhënie për kostot që do të ketë ndërtimi i këtyre kampeve.

30 deputetë të opozitës në Shqipëri e konsiderojnë marrëveshjen mes dy vendeve si cënuese të Kushtetutës së Shqipërisë por dhe të ligjit ndërkombëtar. Për këtë, Kushtetuesja ka marrë dosjen në shqyrtim, dhe derisa ajo të shprehet votimi i marrëveshjes në Kuvendin shqiptar do të mbetet pezull.

Lajme të tjera |  Proda: Në Tiranë do krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

Gjatë ditës së sotme Kushtetuesja do të mblidhet sërish për të shqyrtuar padinë e deputetëve të opozitës, por mbetet të shihet nëse do të ketë një vendim përfundimtar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us