Marrin tjetër kthesë hetimet për vdekjen e Maradonës, arrestohet ish-truproja i futbollistit të ndjerë

Hetimet për vdekjen e Diego Maradonës kanë marrë një kthesë dramatike. Prokuroria e Argjentinës kërkoi arrestimin e ish-truprojës së futbollistit të ndjerë, Julio Coria. Kjo pasi, teksa ai po dëshmonte para gjykatës, prokurori i çështjes vuri re ndryshime në dëshminë e tij, duke ngritur dyshimet se ai po jep dëshmi të rremë.

Kujtojmë se disa mjekë, një psikiatër, një psikolog dhe disa infermierë janë në gjyq për neglizhencë që potencialisht kontribuoi në vdekjen e Diego Maradonës më 25 nëntor 2020. Truproja deklaroi se nuk kishte folur me Leopoldo Luque, mjekun personal të Maradonës, i cili gjithashtu akuzohet.

Maradona dhe të akuzuarit

Coria tha gjithashtu se psikiatrja Agustina Kosatsov, gjithashtu e akuzuar, u përpoq të ringjallte Diego Maradona, diçka që ai nuk e kishte përmendur në deklaratat e tij të mëparshme.

Lajme të tjera |  “Finalja e vogël” luhet pa objektiva, Dinamo e Partizani për “medaljen e bronzit”

Gianna, një nga vajzat e Maradonës, e cila së bashku me katër fëmijët e tjerë të të ndjerit dhe hallat e saj kanë ngritur padi për neglizhencë, dëshmoi se kishte vizituar babanë së bashku me motrën një javë para vdekjes së tij. Por atë ditë, tha ajo, “ai ishte në humor të keq” dhe psikologu i këshilloi ato të mos e vizitonin deri sa ai të kërkojë t’i takojë.

Ajo gjithashtu tha para gjykatës se babai i saj ishte “ënjtur” dhe theksoi se kishte vënë re, siç e kanë theksuar tashmë dëshmitarët e tjerë para saj, se në shtëpi nuk kishte pajisje mjekësore.

Të martën dëshmoi edhe pronari i rezidencës ku vdiq Diego Maradona. Santiago Giorello tha se ndihmësit e futbollistit të ndjerë i kishin thënë se një ambulancë do të ishte e pranishme në zonën e shtëpisë gjatë qëndrimit të tij, por në disa raste që ai kishte vizituar zonën midis 10 dhe 25 nëntorit, ai nuk kishte parë një të tillë.

Lajme të tjera |  Atletico Madrid “zbarkon” te Barcelona, kërkon yllin e katalanasve për të përforcuar ekipin

Në fillim të gjyqit, në fjalën e tij paraprake, prokurori Patricio Ferrari e quajti vdekjen një “vrasje”, dhe një trajtim mjekësor që u kthye në një “dramë”, pasi ekipi mjekësor nuk bëri punën e tij.

Vihet re se të gjithë të pandehurit mohojnë çdo përgjegjësi për vdekjen e Maradonës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us