Marsi nuk do të ketë vetëm ditë me diell, meteorologia: Ja kur nis shiu

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim.

Porja tha se nga dita e nesërme pritet të shtohen vranësirat në të gjithë territorin, dhe e marta sipas saj, do të sjellë  reshjet e para të shiut, kryesisht në zonat veriore dhe veri-perëndimore.

Sipas meteorologes, dita e mërkurë do të sjellë reshje shiu në thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ajo shtoi se dita e martë do të sjellë një rënie me 1-2 gradë të temperaturave, teksa shtoi se reshjet e shiut do te jenë me intensitet të ulët gjatë të martës dhe të mërkurës.

Lajme të tjera |  Partitë e kandidatët, mbi 1 milion dollarë sponsorizime

“Shtohen vranësirat në territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, por edhe në ditët në vijim. Sot nuk presim reshje. Termometri shënon vlera mjaft të larta. Maksimumi i ditës së sotme shënon 22 gradë celsius, përgjithësisht në shumicën e qyteteve të shtrirjes perëndimore. Ndërkohë nga nesër dhe në vijim, temperaturat mbeten të larta, të paktën deri ditën e martë.

Ndërsa shtohen vranësirat gjatë ditës së shtunë. E diela do të ketë vranësira të lehta e kalimtare, ndërsa nesër janë shumë më të dukshme në territor. Sikundër dita e hënë dhe në vijim, e gjithë pjesa e parë e javës tjetër e cila sjell fuqizim të vranësirave në territorin shqiptar. E marta rreth paradites sjell një sistem të fuqishëm me vranësira.

Priten rrebeshe afatshkurtra fillimisht në veri-perëndim dhe veri dhe më pas edhe në zonat qendrore. Në jug të territorit priten pak reshje gjatë ditës së martë. Ndërsa dita e mërkurë sjell reshje në të gjithë territorin shqiptar. Reshjet do të jenë të lehta dhe afatshkurtra, por do të prekin gjithë Shqipërinë. E marta sjell 1-2 gradë rënie”,tha meteorologia Porja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us