Martini dhe Sinani kthejnë sytë nga Kosova, 3 futbollistë përfundojnë në “lupën” e shkodranëve

Vllaznia duket se do të jetë skuadra më aktive në merkaton e verës. Kjo pasi shkodranët do të pësojnë shumë ndryshime për sezonin e ri.

Edi Martini dhe Vioresin Sinani prej javësh tashmë vazhdojnë intensivisht punën për merkaton dhe tashmë kanë hedhur sytë edhe nga Kosova. Dyshja shkodrane mësohet se ka pikasur të preferuarit e tyre në Superligën e Kosovës.

Në fakt janë 3 futbollistë që janë parë me imtësi nga ish-sulmuesit dhe bëhet fjalë Ardian Limanim, me mbrojtësin që luan me Prishtinën. I piketuari i radhës është Diar Vokrri, i cili luan si mbrojtës te Llapi dhe mesfushori me tipare sulmuesi i Prishtinës, Albin Krasniqi.

Siç duket paraqitjet e tyre në këtë sezon në Superligë kanë tërhequr vëmendjen e dyshes, të cilët do të shikojnë mundësinë për t’i transferuar në Shkodër. Ende mes palëve nuk ka asgjë konktete sa i takon bisedimeve, teksa në ditët në vazhdim pritet të ketë edhe lëvizje në këtë drejtim.

Lajme të tjera |  4 gjuajtje në 11 ndeshje, anglezët nuk kursejnë Armando Brojën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us