Masakra me 15 të vrarë në Pragë, e shtuna shpallet ditë zie kombëtare

Republika Çeke ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare pas ngjarjes tragjike të shënuar pasditen e djeshme në një universitet në Pragë, ku një person i armatosur vrau 15 persona dhe plagosi 25 të tjerë. Presidenti Petr Pavel shprehu se ishte i trishtuar për humbjen e jetëve.

Personi i armatosur, për të cilin policia tha se ishte “eliminuar”, besohet të ketë vrarë edhe babanë e tij dhe mund të jetë i lidhur me vdekjen e dy personave javën e kaluar, sipas BBC.

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur një ditë më parë në Universitetin e Arteve në qendër të Pragës. Autori David Kozak ka qëlluar mbi turmën me një snajper, duke vrarë së paku 15 persona. Personi i armatosur hapi zjarr në korridoret dhe klasat e ndërtesës, duke vrarë në mënyrë të rastësishme, ndërsa stafi dhe studentët përdorën mobilje për të mbrojtur veten në dhoma. Më pas, ai kreu vetëvrasje.

Lajme të tjera |  Miratohet ligji që rregullon bashkëpronësinë, administrator për të gjitha pallatet

Pamjet dramatike të shpërndara në mediat sociale tregojnë njerëz që kërcejnë drejt sigurisë nga një parvaz i jashtëm disa kate lart.  David Kozak ishte një student në këtë universitet dhe pa precedent të mëparshëm penal.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us