Masakroi italianen, shqiptari shfaqet i hutuar në gjyq: Nuk fle dot

Nuk ka zgjatur më tepër se gjysmë ore seanca gjyqësore për arrestimin e Bujar Fandaj, 41-vjeçarit nga Kosova të akuzuar për vrasjen e Vanessa Ballan. Arrestimi u cilësua i ligjshëm në gjykatë.

Pasi gjykata caktoi masën e ‘arrestit me burg’, në orën 09.30, Fandaj u dërgua në burgun Santa Bona në Treviso. Pak pas orës 10:00 u largua prokurori publik Michele Permunian, i cili kërkoi që Bujari të qëndronte në burg dhe më pas iku nga salla e gjyqit edhe gjyqtari për hetime paraprake, Carlo Colombo.

Gjatë seancës, burri, i mbrojtur nga avokatët Daria Bissoli dhe Chiara Mazzocato, heshti. “Në këtë moment ai është ende shumë konfuz dhe nuk është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve”, kanë thënë avokatët. Shqiptari shfrytëzoi mundësinë për të heshtur.

Lajme të tjera |  “Latifi do ikë më i pasur nga sa erdhi, është i vetmi “rrotë same” në atë grumbull mbetjesh”, Rama ironizon LaCivita

Bujar Fandaj, që nga arrestimi i tij, është mbyllur në një qeli në burgun Santa Bona në Treviso dhe për momentin duket se nuk e ka kuptuar ende se çfarë mund të ketë kryer. Duket se Fandaj ka probleme edhe me gjumin. “Ai mezi u përgjigjet edhe pyetjeve shumë të thjeshta, si p.sh. si quhet”, u shprehën më tej avokatët.
Mbrojtja ka treguar gatishmërinë maksimale për bashkëpunim. Bujar Fandaj, 41 vjeç, shqiptar nga Kosova vrau me thikë italianen Vanessa Ballan, e cila ishte e martuar dhe ishte në pritje të fëmijës së dytë. Përpara vrasjes, ai e kishte kërcënuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us