Mashtrimi i përmbaruesit Pjetër Caka/ Qytetari merr pas 9 vitesh dëmshpërblimin për burgun që e bëri padrejtësisht

Skënder Arapi në vitin 2014 tregon për emisionin “Stop” se ishte duke pirë diçka me një shokun e tij në një lokal në Kombinat, kur u dhunua nga një polic civil. Si për çudi, Skënderi u akuzua sikur ishte ai që e dhunoi policin dhe u arrestua.

Skënder Arapi: Në 2014-ën bashkë me një shokun tim u futëm në klub duke pirë një shishe birrë. Pasi ishim kthyer dhe nga puna…Më pas na vjen një punonjës policie i dehur dhe i drejtohet pronarit të lokalit dhe i thotë “nxirri jashtë ato”.

Gazetari i “Stop”: Po pse kishit ndonjë konflikt? E njihnit këtë efektiv policie i cili thoni ka qenë i dehur në ato momente?

Skënder Arapi: Dhe i thotë pronari i lokalit “pse t’i nxjerr jashtë”, se “dua unë” i thotë. Atëherë u detyrua ai, erdhi në tavolinë dhe tha “dilni jashtë”. Kush je ti i thashë unë, “kush jam unë”, më ra me kokë, më gjakosi. Pasi më pa të gjakosur, ky iku me vrap. I gjakosur siç isha, më tha ky shoku lahu, pse të lahem i thashë unë. Ore kjo është provë i thashë unë. Erdhën ca policë të tjerë, civilë edhe ata me një makinë private, ku je gjakos më thanë mua. Hajde thanë në polici, kush të ka ra, një burrë i thashë unë në lokal. Na bien një shef a ku di unë ça ishte, më tha “keni rraf punonjësin e policisë”. O zotëri i thashë unë…

Gazetari i “Stop”: Pse u dëmtua dhe polici që të ra ty në kokë?

Skënder Arapi: Nuk e di…Ai ka ik pas goditjes, s’dimë gjë. I thashë polici na goditi ne. Qëndrova një natë atje, deri në arrest.

Gazetari i “Stop”: Ju keni bërë burg për këtë ngjarje, keni qenë le të themi për qejfin tuaj në një lokal pas punës, vjen dikush që ju godet, del që është polic dhe ju bëni burg. Pse?

Skënder Arapi: Sepse policia do të mbrojë punonjësin e tij, pa asnjë provë e fakt dhe na bëhet arrestimi.

Ndëshkimi i Skënderit u shoqërua me probleme dhe shkelje proceduriale, pasi nuk kishte asnjë provë për dhunën e tij, por provohej e kundërta. Tre shkallët e gjyqësorit i dhanë të drejtë Skënder Arapit, i cili hapi një proces për dëmshpërblimin e ditëve të burgut, në total 8 muaj izolim të padrejtë.

Lajme të tjera |  “Do bëjmë gjëra të pamundura për këtë qytet”, Rama premtim Vlorës: Do ju vijnë emrat më të mëdhenj brenda dekadës

Skënderit iu deshën 9 vjet, që t’i njihet dëmshpërblimi nga Apeli Administrativ, institucion që dhe ia përgjysmoi shumën.

Skënder Arapi: Ne në polici s’kemi bërë asnjë lloj deklarimi.

-Nuk keni firmosur në asnjë dokument?

Skënder Arapi: S’kemi firmosur sepse s’kishte prova. Po të kishte prova, nuk të le Shefi i Krimeve. Ne nuk na ka ardhur asnjë oficer policie të na bëjë pyetje.

-Po si ju kanë dënuar, mbi bazën e çfarë provash?

Skënder Arapi: Gjatë gjithë seancave një zonjë gjyqtare shumë  e lartë, nuk mori për bazë që të na dënonte ne sepse s’kishte prova. Ajo bëri pushimin e çështjes. U bë ankimimi për në Apel. Gjyqtarja e Apelit çfarë kërkon më tha, i thashë kërkoj vendimin e Shkallës së Parë. Atëherë çohet prokurori i çështjes për ta zvarritur këtë gjë, bën ankimim në Gjykatë të Lartë. Sepse ishte i fajshëm. Gjykata e Lartë me 5 gjyqtarë na dha të drejtën tonë.

Në këtë moment Skënderi iu drejtua Përmbarimit Shtetëror për të marrë lekët e burgut, ekzekutim që e mori përsipër drejtori i Tiranës Pjetër Caka. Por ky i fundit, nga marsi 2023 nuk ka bërë detyrën e tij.

Përmbaruesi Pjetër Caka– Si je? Më thuaj…!

Skënder Arapi– Tani iu bë shumë kohë. Të paktën më thuaj, ku ka ngelur ky proces?

Përmbaruesi Pjetër Caka– Nesër, domethënë hajde nesër në mëngjes dhe ikim bashkë..! Në mëngjes tek Ministria e Financave.

Skënder Arapi– Po çfarë lidhje kam unë tek Ministria e Financave?!

Përmbaruesi Pjetër Caka– Nuk e di…Ikim nesër tek Ministria e Financave, që ta marrësh përgjigjen e saktë!

Skënder Arapi– Po ne e lamë edhe atë ditë dhe nuk erdhe ti…?

Përmbaruesi Pjetër Caka- Ja sa…jam këtu tek puna, sa të mbaroj disa korrespodenca dhe të marr unë pa merak…! (Gënjen).

Përmbaruesi Pjetër Caka- Hajde nesër në mëngjes dhe ikim bashkë, ose më prit nga ora 14:00…!

Skënderi pret në orën 14:00 përmbaruesin.

Përmbaruesi Pjetër Caka: Rrugës jam, për 10 minuta jam aty. O Skënder! Me thënë të drejtën, ashtu më doli një punë. Jam gjykatë dhe prokurori…, po ashtu nesër në mëngjes…!

Përmbaruesi prapë e gënjen Skënderin…

***

Përmbaruesi Pjetër Caka e mashtroi gjatë qytetarin Skënder Arapi, në një kohë që duhet të ekzekutonte vendimin dhe qytetari të merrte paratë e burgut të bërë kot. Gazetari i emisionit “Stop” u përball me përmbaruesin, pasi doli nga Ministria e Financave, duke i vënë në dukje, se në kaq kohë, duhet të kishte bllokuar llogarinë e Ministrisë tek Thesari dhe më pas t’i drejtohej gjykatës, për ta gjobitur Ministrinë.

Lajme të tjera |  Të panjohurat e Papës së ri: Jeta e tij si misionar, simpatia Gjon Palit të II dhe pasioni i tij për tenisin

I gjendur ngushtë, Pjetër Caka thotë, se Ministria ka një problem me vendimin e Shkallës së Parë, por ky justifikim është absurd, pasi Skënderi ka marrë vendimin e Apelit, që është i ekzekutueshëm.

Pjetër Caka: Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë që zotëria na ka vënë në dispozicion nga Zyra e Përmbarimit ka një mangësi dhe unë do ta kontrolloj…

-Po çfarë lidhje ka vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë kur ne kemi Apelin?!

Pjetër Caka: E kërkon pra Ministria e Financave.

-A mund të shkojmë ta sqarojmë bashkë që të paktën t’i zgjidhim dhe problemin Skënderit?

Pjetër Caka: Unë po shkoj të marr dosjen.

-Do shkojmë bashkë se zotëria ka 9 vjet, janë lekë burgu. S’mund të talleni me profesionin që ju keni.

Recepsioni i Ministrisë së Financave: Zotëria e ka marrë një përgjigje, do ju drejtohemi me shkresë. Përmbaruesi është sqaruar.

Pjetër Caka: Dispozitivi te vendimi i Shkallës së Parë nuk është i rregullt.

-Cila është parregullsia?

Pjetër Caka: Unë duhet të shoh dosjen te zyra për çfarë problematike mund të ketë.

Më pas, përmbaruesi Caka kërkoi një javë kohë për marrjen e parave.

Pjetër Caka: Dosja ka ngelur vetëm për një…të ekzekutohet. Sepse më tha dua dhe faturën nga financierja.

-S’të kuptoj!

Pjetër Caka: Financierja te Ministria e Financave më tha dua dhe faturën.

-Kë faturë?

Pjetër Caka: Në rastin konkret kur kalon shuma është një faturë që e presim ne si institucion. Brenda javës tjetër po…(Për ekzekutimin e vendimit)

-Ok gjithë të mirat, punë të mbarë!

Pas këtij afati, Skënder Arapi mori më fund paratë, që i takonin. (2 milionë lekë të vjetra)

Skënder Arapi: Faleminderit ju zoti Genci, faleminderit emisionit “Stop”, jeni heronjtë e këtij kombi. Po të mos ishit ju unë nuk do t’i kisha marrë këto para.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us