Mashtrimi me mikrokreditë! Çifti mori kredi për arredimin e banesës, MCA i “gllabëroi” ndërtesën tre kate, makinën e llogaritë bankare

Emri i të ndjerit Pal Trashaj i cili kërkoi ndihmë nga drejtësia ndër vite dhe që më pas i dha fund jetës, është një nga emrat e qytetarëve që prokuroria e Tiranës e rendit tek lista e gjatë e shtetasve që u dëmtuan nga skema mashtruese e mikrokredive për të cilën dyshohet se funksionoi si një grup kriminal.

Në dosjen  e hetuar nga Antoneta Sevdari, Ndini Tavani dhe Arben Agovi dhe që tanimë po shqyrtohet nga prokurorët e posaçëm në Tiranë, të cilët së shpejti do kërkojnë rivlerësim masash personale, përmenden raste të kërcënimit të qytetarëve për rimarrje kredish.

Një ndër ta është dëshmia e çiftit Kozeta dhe Pajtim Sinomati të cilët në 2009 morën një kredi prej 500 mijë lekësh për të arreduar banesën. Por MCA më pas i morën banesën tre katëshe, i sekuestruan automjetin dhe llogaritë bankare. Të pyetur nga prokuroria ata tregojnë se si nisën shlyerjen e kredisë por që nuk dolën asnjëherë nga ky kurth ndërsa përndjekja e tyre vazhdoi edhe nga përmbaruesit pa ju treguar se ndërkohë ishte vendosur nën sekuetstro dhe ishte publikuar në ankand

Lajme të tjera |  Evropa po “digjet” nga i nxehti/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet një ‘vrasës i heshtur’?

Në këtë formë ka dyshime se ju mor pasurie 1700 shtetasve të cilët nga prona të qytetarëve kaluan në pasuri të MCA dhe Final.

Numri i personave që i kanë kaluar SPAK është 17 të dyshuar, mes tyre edhe Olsi Ibro i cili në kulmin e hetimeve i dha fund jetës. Të gjithë të dyshuarit konsiderohen anëtarë të grupit kriminal që duhen hetuar nga SPAK. Por janë gjithashtu nën hetim për të njëjtën skemë edhe një zyrë përmbarimi e dyshuar për mashtrim me pasoja të rënda  si edhe micro credit Albania, Adca dhe Final.

Grupi thotë SPAK nuk u krijua rastësisht dhe se kanë pasur strukturë që zgjati nëntë vjet.

Lajme të tjera |  COVID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri!

Mes analizave të renditura tre prokurorët që shpallën moskopmetencën theksojnë faktin se qytetarët të cilët shpesh shtyheshin të merrnin kredi të dytë për të mbyllur të parën, interesat e kredive shkuan në vlerën 700 përqind në vit. /Top Channel

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us