Mas*kra në Greqi, arrestohen tre SHQIPTARË për vr*sjen e noteres 69-vjeçare!

Autoritetet greke kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e vrasjes së një notereje në ishullin e Zakynthos.

Baba, bir dhe shoku i tyre, nga Shqipëria, janë autorët e vrasjes së noteres Mariza Terveti Papadatou, në 19 shkurt në Zakynthos.

Ata janë identifikuar si Bedri Saraseli 46 vjeç, Veis Saraseli 21 vjeç dhe Spiro Harshiu 50 vjeç, të tre nga Kuçova.

Gjatë hetimit paraprak, djali më i vogël i familjes shqiptare dyshohet se rrëfeu se ishte ai që arriti t’i shkaktonte goditjen fatale noteres me thikë.

Tre shqiptarët, të motivuar nga grabitja, kishin hyrë me forcë në shtëpinë e noteres.

Ndërsa ajo rezistoi, më i riu nga autorët e plagosi për vdekje në kofshë me një objekt të mprehtë.

Lajme të tjera |  “Mos m’i bëj mua këto lojëra”/ Anila Hoxha përplaset me avokatin e Metës!

Viktima u gjet më vonë nga djali i saj, pa ndjenja në shkallët e shtëpisë së saj, pranë makinës.

Gruaja kishte një plagë të thellë nga një mjet i mprehtë dhe prerës në pjesën e brendshme të kofshës së majtë, mbi gju, një plagë që shkaktoi gjakderdhje të pakontrollueshme dhe rezultoi në vdekje.

Tre shqiptarët po hetohen edhe për raste të tjera vjedhjesh në ishull.

Me çështjen penale të ngritur kundër tyre, ata pritet të transferohen në Prokurorinë Publike./Tch

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us