Massimiliano Varrese do të futet sonte në Big Brother VIP Albania?

Pas ardhjes së aktores Beatrice Luzzi, e cila surprizoi Heidin në Big Brother Vip, spekulimet për ardhjen e një tjetër personazhi të njohur kanë nisur të marrin formë.

Kësaj radhe bëhet fjalë për Massimiliano Varrese, i njohur për lidhjen e shkurtër dhe të pasuksesshme që pati me Heidin gjatë pjesëmarrjes së saj në reality show-n italian “Grande Fratello”.

Ishte babai i Heidit ai që ndërhyri në lidhjen e tyre, duke vendosur të nxjerrë jashtë shtëpisë së Big Brotherit italian vajzëne e tij.

Që nga ajo kohë, emri i aktorit italian ka qenë i lidhur ngushtë me Heidin, duke u përmendur edhe gjatë pjesëmarrjes së saj në BBVA3.

Gjatë spektakleve të Big Brother VIP Albania, blogeri dhe komentuesi i njohur Olti Curri ka qenë një ndër figurat kryesore që ka ndarë informacione të ndryshme të marra nga burime të tij, të cilët ai i referohet si “zogu”.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 5 korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Gazetari ka publikuar së fundmi një video nga Firenze, në të cilën ai shprehet se në shtëpi do të hyjë sot Massimiliano për Heidin.

“Jo nuk është e mundur, unë jam në të madhen e të bukurën Firenze dhe zogu më lajmëron që sot do hyjë në Big Brother Massimiliano për Heidin. Zjarr”, shprehet me entuziazëm Olti në videon e tij.

Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar rreth kësaj, pritet të shihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë vërtet në spektaklin mbrëmjes së sotme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us