Massimo Moratti “tradhëton” Interin: Gjithçka flet në favor të Contes dhe Napolit

Interi nuk ka më shanse për të fituar trefishin, pasi u eliminua nga Kupa e Italisë nga Milani. Dhe tani ata rrezikojnë të mos e fitojnë as kampionatin, -3 pikë në renditje nga Napoli me katër ndeshje para.

Personi i fundit që fitoi tre kompeticione në të njëjtin sezon me zikaltrit ishte presidenti Massimo Moratti , i cili foli sot në “Radio Kiss Kiss”:

“Ditën e tripletës isha entuziast, por gjithashtu kisha përshtypjen se ndjenja ishte ndryshe nga ajo që prisnit, keni arritur një rezultat që e keni menduar se ishte më i vështirë. Sapo të fitoni, duhet të mendoni për atë që vjen më pas”.

Ish-padroni i Interit u ndal edhe në betejën e Scudetto-s midis Interit të tij dhe Napolit të këtij viti: “Kush do ta fitojë Scudetton?

Ajo që më duk e çuditshme ishte se njerëzit ende flisnin për trefishin, në kohën time nuk flitej kurrë për për objektivat, jemi pak të lodhur, mendoj se Napoli ka më shumë shanse, gjithçka është e lidhur me Conten”.

Lajme të tjera |  “U tallën të gjithë me futbollin e pastër”, Laçi “plas bombën” pas rënies: Dinamo luajti teatër, e dini çfarë fshihet pas kuintave?!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us