Mbappe zhgënjen edhe si pronar, klubi francez bie në kategorinë e tretë

Kylian Mbappe po përballet me një sezon të vështirë. Pak ditë pas eliminimit nga Champions League me Real Madrid, sulmuesi ka pësuar një tjetër zhgënjim.

Klubi francez, ku ai ka aksione si pjesë e pronësisë, Caen ka rënë në kategorinë e tretë. Mbappe bleu në muajin Shtator të vitit të kaluar 80% të aksioneve, me shpresën se do të rikthente ekipin në elitë.

Megjithatë, vetëm pak muaj më vonë është përballur me dështimin e parë si pronar. Humbja ndaj Martiguez, zyrtarizoi rënien e Caen në kategorinë e tretë, për herë të parë që nga viti 1984.

Kjo ka sjellë zemërimin e tifozëve, të cilët u përplasën me lojtarët dhe drejtuesit, ndërsa shpërthyen në ofendime edhe ndaj Mbappe.

Lajme të tjera |  “Serbët kanë ‘spiunuar’ stërvitjen? Nuk kemi gjë për të fshehur, s’kanë kapur ndonjë element”, Sylvinho vlerëson kundërshtarin: Serbia ka ekip dhe trajner të mirë, në 90 minuta ndodh çdo gjë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us